Sot, varroset infermierja Fitore Zenelaj

Sot i jepet lamtumira infemieres Fitore Zenelaj, e cila vdiq pas përballjes me kancerin. Varrimi i saj do të bëhet në ora 14:00 në fshatin Savrorë të Suharekës.Njoftimi u bë nga familjarët e saj. “Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurës sonë Fitores, bëhet nesër më datë 16.11.2023, në orën 14:00, në varrezat e fshatit SAVROVË”, thuhet në njoftim.
Ajo ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit. Në shumë raste ajo ka shkruar për betejën me kancerin.