Sot vranësira e rrebeshe shiu, në viset malore borë

                         Stuhia Frederico sjell shi ditën e premtë dhe rënie të ndjeshme të temperaturës në fundjavë.Intervale me diell pritet të ketë mëngjesin e së premtës mbi vend, derisa përgjatë ultësirave krijohen kushte edhe për mjegull. Vranësirat fillojnë të shtrihen, që nga orët e para të ditës, me të reshura shiu, së pari në perëndim të vendit, e më vonë gjatë ditës edhe më në brendi.Reshjet mund të jenë si rrebeshe më të dendura duke shkuar nga mbrëmjes, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë, njofton Prishtina Weather.Viseve malore do të bie edhe borë, derisa fjolla bore mund të shfaqen edhe në pjesë më të larta të Prishtinës, me rënie të temperaturave gjatë natës. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugu 5-10m/s, e në mbrëmje ndryshon drejtimin në veriore. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 5C, derisa gjatë ditës shkojnë deri në 12C e 15C.Intervale me diell nuk mundojnë gjatë fundjave, por se temperaturat zbresin deri në 5C e 6C. Rrebeshe bore do të ketë përreth viseve malore, e natën në mes së shtunës dhe të dieles, ndonjë fjollë bore mund të bie edhe nga rrafshi i Kosovës.Të hënën intervale më të gjata me diell dhe rritje e temeperaturës maksimale deri në 11C.