Sot,Institucioni Parashkollor’’Zambaku’’ shënoi 4 vjetorin e punës së suksesshme.

             Sot,Institucioni Parashkollor’’Zambaku’,në Prizren shënoi 4 vjetorin e punës së suksesshme ku  tani me ku institucion është bërë njëri ndër institucionet më të  kërkuara, për fëmijët parashkollor. Të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i këtij Institucioni  Lulëzim Drini   tha se  ‘’ Gjatë këtyre 4 viteve është punuar shumë në zhvillimin e këtij kopshti dhe unë i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë drejtim. Institucioni Parashkollor “Zambaku” është institucion publik që ofron standarde të avancuara në edukimin e hershëm të fëmijëve, ku për momentin kujdesemi për 188 fëmijë me 6 klasa në gjuhën shqipe dhe nga 1 klasë në gjuhën boshnjake dhe turke. Që nga muaji shkurt 2024, kemi qenë në fazën pilotuese të Kurrikulës së Re, e cila u miratua nga MASHTI më 17.04.2025. Kurrikula për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme është një dokument kyç që vendos themelet për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, duke reflektuar format e ndryshme të edukimit në këtë nivel. Me një qasje gjithëpërfshirëse, kurrikula synon të nxisë mirëqenien, mësimin aktiv, shprehitë e shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijës si hulumtues i vogël, duke vendosur fëmijën në qendër të procesit edukativ dhe njëkohësisht promovon rolin vendimtar të prindërve në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve. tha ai. Pastaj,drejtori  Drini, ndau mirënjohje  për  edukatoret e dalluara për këtë vit shkollor: Urime Arapi dhe Fatlinda Milaimi Vorfaj  si dhe  për edukatoren Arta Begaj Thaçi, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë këtyre 4 viteve, dhe  tashmë  vazhdon në shkollën Abdyl Frashëri,! Pastaj,kësaj ceremonie  fëmijët e kanë  shfaqur një  program të pasur artistik në tri gjuhën në  gjuhën shqipe,turke dhe boshnjake./QendraPress/