Sot,u mbushën 27 vjet nga beteja e lavdishme e Pashtrikut


Sot , në përkujtim të një beteje të rëndësishme të historisë së Kosovës, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një nga betejat më të lavdishme, por njëkohësisht edhe më të dhimbshme për popullin tone Beteja e Pashtrikut. 27 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së, derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve. Në këtë betejë, të udhëhequr nga Komandant Mujë Krasniqi, së bashku me Komandant Drinin dhe Selim Krasniqin, si dhe shumë luftëtarë të devotshëm të lirisë, ranë në pritë në malet e Pashtrikut. Si rezultat i kësaj beteje, Komandant Mujë Krasniqi dhe 40 luftëtarë të lirisë ranë në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë. Sot OVL e UÇK-së – Prizren, Has e nga mbarë Kosova përkujtojmë gjithmonë këtë sakrificë sa të dhimbshme, aq edhe krenare./QendraPress/