”S’po mund ta shkarkojnë Nagip Krasniqin”, Tahiri: Ai njihet si shumë i pushtetshëm, e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk po mundet ta shkarkojë Nagip Krasniqin, kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut i akuzuar për korrupsion. Sipas deputetit opozitar, Krasniqi “e ka lidhur duar e këmbë” kryeministrin, pasi thotë se në kushte normale ai do duhej të shkarkohej, shkruan gazeta online Reporteri.net.”Nagip Krasniqi është i pezullun. Ai është njeriu që me gjasë e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin, sepse përndryshe si nuk mundet me shkarku bordi që e ka emëruar Qeveria një person që është në paraburgim”, ka thënë Tahiri në T7.Tutje, Tahiri e përshkroi Krasniqin si një njeri shumë të pushtetshëm, që kur e ka intervistuar në Komision Hetimor thoshte se “nuk i interesojnë komentet e ZRrE-së”.”Ai njihet për një person shumë i pushtetshëm. Ke marrë një vërejtje nga ZRrE që nuk bën me tregu rrymë me kompaninë HCE, sepse nuk është e licencuar në Kosovë, pse e ke bërë një gjë të tillë. Tha nuk më intereson mua për ta”, ka deklaruar Tahiri.