Suhareka investon mbi 420 mijë euro për ujësjellësin dhe puset e reja.

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim me KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA, ka nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projekteve të rëndësishme që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytet dhe disa fshatra. Sipas njoftimit, investimet që do të realizohen janë këto: 311,807.55 euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Sllapuzhan; 27,680.00 euro për hapjen e puseve në Sllapuzhan dhe Nishor; 81,531.70 euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugët “Xhavit Sylaj”, “Idriz Seferi”, “Shaqir Tershana”, “Mejdi Xhaferi” dhe “Nebi Hodo Kuqi” në Suharekë.