Suharekë, një 26 vjeçar gjendet i vdekur, pranë tij edhe kallashi me të cilin dyshohet se u vra

                     Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës është gjetur i vdekur. Pranë shtëpisë së tij është gjetur edhe një armë AK-47, e cila dyshohet të jetë arma me të cilën është kryer vrasja.Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Gashi.