Syla: Vendimi i Speciales, puro politik

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla e ka quajtur vendim puro politik rrëzimin e mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të hedhur poshtë pjesë të caktuara të aktakuzës ndaj tyre për krime të pretenduara lufte.Syla në Tëvë1 është shprehur i bindur se as epilogu final i kësaj çështjeje nuk do të jetë pozitiv.

“Nuk është se kemi pritur vendim ndryshe nuk presim vendim ndryshe nga kjo gjykatë edhe mendojmë se është puro politike edhe jemi të bindur se edhe vendimi i fundit pra epilogu final i kësaj cështjeje do të jetë politike. Edhe ne verdiktin final nuk presim se do të vijë ndonjë lajm pozitiv për lirimin e bashkëluftëtarëve tonë por gjasat reale janë duke parë qasjen e kësaj gjykate që ta marrim një lajm të keq populli ynë edhe Ushtria Clirimtare e Kosovës në këtë proces”, ka thënë ai.