Tahiri, PDK: Qeveria Kurti nuk e meriton të vazhdojë asnjë ditë të vetme – vendi meriton Qeveri te re dhe kredibile

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media ka thënë se po presin që Gjykata Kushtetuese seancën kur pati grushte në Kuvend ta kthejë në pikën zero, shkruan Reporteri.net.
Para gazetarëve, Tahiri tha se PDK do të kërojë sqarim për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Slavko Simiqin dhe Milan Radojiçiqin.
“Ne si gruo kërkuam qe ditën e premte kur do të mbahet seancë e rregullt pikë e parë të kemi diskutim mbi ato që kemi dëgjuar diteve të fundit, nga Kusari-Lila me Slavko Simiqin dhe të kemi një sqarim se deri ku shkon angazhimi i një personi që ndiqet nga drejtësia në Republikën e Kosovës, e i njëjti është në listën e zezë të ShBA-së. Një kërkesë e tillë është refuzuar nga mazhoranca, dhe nuk pat kouurum për vendimarrje në kuadër të kësaj mbledhje të Kryesisë”, tha ai.