Të mërkurën takohet me Kurtin në Berlin, cilat janë pritshmëritë e Vuçiqit nga ky takim?

                       Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin e së mërkurës me kancelarin e Gjermanisë Olaf Szholz. Ai tha se pret të dëgjojë nga Gjermania këndvështrimin e saj për veprimet e Serbisë.Në të njëjtën ditë, emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak do ta takojë atë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nga ky takim, Vuçiq tha se nuk ka asgjë për të pritur.“Një mundësi e mirë për ne që të kemi pak kohë për t’i paraqitur pikëpamjet tona, por ne nuk do t’i ndryshojmë qëndrimet e Gjermanisë për Kosovën apo sanksionet (ndaj Rusisë)”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug.Vuçiq sërish e zuri në gojë emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri dhe mungesë serioziteti. Presidenti serb tha se në Perëndim e mbështesin politikën e Kurtit.“Nuk kemi asgjë të mirë të presim nga diskutimet për Kosovën sepse nuk jemi as në dialog – jo me dëshirën tonë por me dëshirën e atyre që as nuk duan ta zbatojnë atë që kanë nënshkruar nëntë vjet më parë…. Ata as nuk e përmendin atë që është e rëndësishme, as nuk japin shpjegime se do të diskutohet dikur”, tha Vuçiq.Ai tha se “me Kurtin ai dialog është inekzistent”.