Të nderuar banorë të fsh. Gjonaj dhe Tupec!

Ju njoftoj se “Komisioni për Emërtimin e Rrugëve, Sheshëve dhe Lagjeve”, nga Komuna e Prizrenit, ka filluar diskutimin rreth mundësive eventuale të përmirësimeve të gabimeve dhe plotësimin e listës rezervë të emërtimeve të rrugëve në territorin e Komunës së Prizrenit.
Andaj, në mbledhjen e kaluar me Kryetarët e Bashkësive Lokale, jemi njoftuar se me datë 16.05.2025, do të mbahet mbledhja e ardhshme ku dhe mund t’i paraqesim të gjitha propozimet për emërtimin e Rrugëve, Shesheve dhe Lagjeve, para Komisionit përkatës.
Lus, të gjithë banorët të fsh. Gjonaj-Tupec,
të atyre rrugëve, lagjeve të cilat janë të pa emërtuara që t’i propozojnë dhe t’i dërgojnë këtu në facebook, si dhe në Viber +383-49-202-792,
Sqarim: Të gjitha propozimet të cilat bëhen duhet të ju bashkangjitet edhe një “Biografi”, e Emrit të cilit/ës, propozohet.
Shembull: Biografia përmban Emrin, Mbiemrin, ditëlindja, shkollimi, si dhe një përshkrim i shkurtër, aktivist lokal, veprimtari patriotike, kulturore, arsim etj.
Të gjitha propozimet mund të bëhen deri të enjten me datë 15.05.2025, në ora 16h.
Me respekt,
Kryetar i Këshillit Lokal të fsh. Gjonaj-Tupec,
Herolind Osmanollaj