Temë për meditim: -GRAFITI- Shkruan;Prof Hasan BALA.

                  Këto grafite qenë bërë nga lëvizja Vetëvendosje dikur. Mbetën si relikte të një kohe të harruar !

Nuk i bie në sy kujt. Njerëzit ecin plotësisht të hutuar pas nevojave e dëshirave të tyre, secili duke shikuar punët e veta. Astriti s’ia tërheqë vëmendjen kujt.

Qe KATËR vjet radhazi, prej se VV-ja (nga kapësit e dikurshëm) kapi pushtetin, duke e shikuar këtë portret, të ASTRIT DEHARIT, pothuaj do mëngjes qëndroj përballë tij dhe përballem me mendimin: – vallë, po tash kur Lëvizja Vetëvendosje e ka tërë pushtetin në duart e veta (Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë e të tjera me radhë) ku janë tash ata që ngritnin zërin për Astritin? Ku janë ata njerëz që e patën mbushur Kosovën me grafite si kjo, nga të cilat, në ndonjë vend ende është ruajtur ndonjë?

Vallë, mbas gjithë atyre kërkesave “drejtësi për Astritin”, mbas gjithë atyre protestave e konferencave për shtyp, mbas gjithë atyre deklaratave “bombastike”:

– Ç’ PRESIN TASH?

– NË EMËR TË CILAVE IDEALE – U BURGOS DHE VDIQ ASTRIT DEHARI…!

Pikërisht tani kur duhet të zbardhet e vërteta për TË, tani heshtin, dhe nuk e përmend kush…!

Vallë,a nuk shihni o njerëz të mirë, se krejt ajo fushatë e kërkimit të drejtësisë për Astrit Deharin, DIKUR , nga këta që SOT mbajnë pushtetin, paska qenë një farsë e pasinqertë dhe e pandershme?!…

Vallë, a nuk ju duket edhe juve se diçka e tmerrshme rëndon mbi ndërgjegjen e këtyre njerëzve…?!