Temperaturat në minus, parashikimi i motit për ditën e sotme 

                         Sot  në Kosovë nuk parashihen të reshura. Mëngjesi me ngrica, e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, njofton Prishtina Weather.Temperaturat minimale zbresin në -2C e -4C, e ato maksimale arrijnë deri në 3C e 5C. MMot i ndryshueshëm vazhdon në ditët e ardhshme, me vranësira, intervale me diell, por edhe reshje shiu. Temperaturat në rritje, deri të premten edhe deri në 13C e 14C.“Sipas trendeve të fundit stinore, të përllogaritura në fillim të muajit, stina e dimrit nuk do të jetë shumë e ftohtë nga vendi ynë. Patjetër, periudha të ftohta me borë do të ketë, por që nuk mund të zgjasin gjatë”, shkruan Prishtina Weather.