Tërmet në Bosnje dhe Hercegovinë
Në Bosnje dhe Hercegovinë është regjistruar një tërmet me 4.3 shkallë të Rihterit.Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) tërmeti përfshiu një perimetër të gjerë të dridhjes.Po ashtu është njoftuar se nuk ka pasur dëme. Sipas EMSC-së, në këtë zonë janë regjistruar edhe disa dridhje më të vogla.