Tërnava tregon se BIK-u ka mbledhur mbi 400 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, është pritur në Ambasadën e Türkiye-s në Kosovë nga ambasadori turk Sabri Tunç Angılı, raporton Anadolu.Tërnava duke i uruar mirëseardhje ambasadorit turk Sabri Tunç Angılı që erdhi në Kosovë javën e kaluar, tha se po e viziton ambasadën edhe që “të ndajmë dhimbjen me të gjithë ata që shkuan në botën tjetër pas tërmetit në një pjesë të Türkiye-s”.Tërnava tha se lusin Zotin që t’i falë dhe t’i shpërblejë viktimat e tërmetit, njëherësh të plagosurit t’i shërojë sa më shpejtë, derisa bëri të ditur edhe shumën e mbledhur të ndihmave financiare nga xhamitë e Kosovës për të prekurit e tërmetit në Türkiye.“T’i shpreh përkrahjen e madhe që ka populli i Kosovës për popullin vëlla turk, përkrahje edhe morale, mirëpo në këtë rast BIK nëpër xhamitë e saj ka organizuar edhe tubimin e disa mjeteve materiale dhe kemi tubuar një shumë ta quaj kushtimisht simbolike që e dorëzuam sot. Janë diku 400 mijë e 500 euro që janë tubuar nëpër xhamitë e Kosovës, të cilat shkojnë si ndihmë për ata të cilët u goditën nga tërmeti në atë pjesë të Türkiye-s”, theksoi Tërnava.Ai tha se Qeveria e Türkiye-s, Diyaneti i Türkiye-s dhe popullata turke përgjithësisht, gjithmonë kanë qenë me Kosovën, gjithherë e kanë ndihmuar Kosovën, gjithëherë kanë qenë pranë Kosovës dhe janë pranë Kosovës dhe në këtë fatkeqësi që ndodhi atje sigurisht që “edhe populli Kosovës me tërë fuqinë potenciale, me zemrën dhe shpirtin e vet është më popullin turk”.Ambasadori i Türkiye-s në Kosovë, Sabri Tunç Angılı falënderoi myftiun Tërnava për iniciativën e Bashkësisë Islame për të ndihmuar të prekurit e tërmetit në Türkiye.Angılı tha se populli kosovar dhe institucionet shtetërore ishin me popullin turk edhe materialisht edhe moralisht.“Vëllezërit tanë kosovarë ishin me ne materialisht dhe moralisht gjatë fatkeqësisë së tërmetit. Zoti i bekoftë. Madje, 17 shkurti ishte 15-vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe pavarësisht kësaj nuk na harruan, qeveria shpalli dite zie. Ne jemi mirënjohës për këtë. Jo vetëm ata që jetojnë në Kosovë, por edhe kosovarët qe jetojnë në diasporë na dhanë dorën e ndihmës”, tha Angılı.Më 10 shkurt, katër ditë pasi tërmetet shkatërruese goditën një pjesë të Türkiye-s, Bashkësia Islame e Kosovës pas namazit të xhumasë në xhamitë e saj në gjithë territorin e Kosovës hapi mundësinë për kontribuimin me mjete financiare për të prekurit e tërmetit.Po BIK kishte hapur një ditë pas tërmetit edhe një xhirollogari bankare si mundësi për të kontribuuar me mjete financiare elektronikisht për qytetarët që nuk kanë mundësi ta bëjnë fizikisht.