Theret një burrë në Rahovec

                        Një burrë nga Rahoveci pas një zënke me dy persona të tjerë kishte pësuar plagë, nga një mjet i mprehtë (thikë). Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.Ndërsa të dyshuarit pasi kanë pranuar trajtimin e duhur mjekësor, me urdhër te prokurorit kujdestar janë dërguar ne mbajtje.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:40.

Raporti i plotë

“Viktima mashkull kosovar pas një zënke, me dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë kishte pësuar plagë, nga një mjet i mprehtë(thikë), i njëjti është dërguar në spital per tretman.Personat e dyshuar pasi qe kane pranuar tretmanin e duhur mjekësor, me urdhër te prokurorit kujdestar janë dërguar ne mbajtje”.