Totaj;-Kisha nderin ta pres sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë,

Kisha nderin ta pres sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk me bashkëpunëtorë, ku fillimisht e njoftova për jetën multidimensionale në Prizren, duke theksuar progresin e bërë në qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik, turizmin, kulturën e sportin, si dhe ndikimin pozitiv të qeverisjes sonë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të gjitha sferat.
Nga ana tjetër, Ambasadori McGurk shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin tonë të frytshëm me ekipin e OSBE-së në Prizren, me ç’rast u zotua për thellimin e marrëdhënieve, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.