Totaj ;Profesor Shporta ishte zëri kundër, regjimit totalitar të Aleksandër Rankoviqit.

0

               Nën përkujdesin e kryetarit të komunës z. Shaqir Totaj, u mbajt mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit, Masar Shporta.

Familjarë dhe miq të shumtë të profesorit Shporta evokuan kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij gati një shekullore e jetës dhe falënderuan kryetarin e komunës për kujdesin e treguar me rastin e organizimit të mbledhjes komemorative, në nderim të punës intelektuale, kombëtare e shoqërore të profesorit tashmë të ndjerë.

Në vijim japim theks nga fjala e kryetarit të komunës z. Shaqir Totaj:

“Prizreni sot ka humbur një njeri që do mbetet përherë pjesë e ndritshme e historisë dhe krenari e secilit qytetar prizrenas. Humbëm një intelektual, atdhedashës, luftëtar të të drejtave arsimore e kombëtare shqiptare, ish i burgosur politik që ishte i gatshëm të flijohet për ideale, humbëm një qytetar të dashur, të respektuar e një vlerë të madhe të qytetit tonë.

Aktivizmi dhe lufta e tij për të drejtat e arsimit për shqiptarët filloi në vitet e studimeve të tij në Beograd, ku haptas ngriti zërin kundër mohimit të shkollimit në gjuhën shqipe, kundër regjimit totalitar të Aleksandër Rankoviqit.

Aktiviteti i tij kundër regjimit të asaj kohe bëri që ai të përndiqej politikisht nga UDB-ë, dhe të burgosej nën aktakuzën si kundërshtar i pushtetit serb. U dënua me 6 vite burgim, u persekutua, u torturua, e u dërgua në burgun famëkeq të Goli Otokut, në Kroaci. Familja e tij u deportua në Turqi.

Pas lirimit nga burgu profesori kurrë nuk u ndal duke kontribuar në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, ishte pjesë e themelimit të shumë shkollave të mesme e të larta në Kosovë. Pas pensionimit ai vazhdoi të kontribuonte në arsimimin e gjeneratave, për të drejtat kombëtare, ndihmoi lëvizjet kombëtare për liri e pavarësi e ndihmoi dhe UCK-në gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Profesori Masar, mbylli sytë përjetësisht dje, në moshën 94 vjeçare për të lënë një zbrazëti përgjithmonë në jetën intelektuale të qytetit të Prizrenit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, i vendit për të cilin punoi deri në momentet e fundit të jetës së tij”.

Në emër te familjes, të pranishmit dhe kryetarin Totaj, i falënderoi djali i të ndjerit z. Luan Shporta.

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *