Totaj:Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Emergjencave e Sigurisë janë në mobilizim të plotë.

Pas reshjeve intensive të shiut gjatë ditës së djeshme dhe sot, ekipet e Komunës së Prizrenit kanë qenë në terren për ta vlerësuar nga afër situatën dhe për të reaguar pa asnjë vonesë. Gjendja po monitorohet vazhdimisht dhe intervenimet po realizohen në kohë reale.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Emergjencave e Sigurisë janë në mobilizim të plotë, me të gjithë mekanizmin, kapacitetet njerëzore dhe teknike në dispozicion për ndërhyrje të menjëhershme.

Puna po vazhdon me intensitet të lartë deri në stabilizimin e plotë të situatës, derisa Komuna e Prizrenit i fton qytetarët të qëndrojnë të qetë pasi institucionet janë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.

Siguria e qytetarëve mbetet prioritet absolut dhe çdo rrezik po trajtohet me seriozitet maksimal.pohon kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj/QendraPress/