Treni godet veturën në Fushë Kosovë, dy të lënduar 
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes trenit dhe një veture, në fshatin Bardh i Madh, në Fushë Kosovë.Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, kështu ka bërë të ditur Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).Beqiri përmes një shkrimi në Facebook thotë se hetuesit e KHAIA-së po bëjnë ekzamimimin e vendit të ngjarjes.