Trupi i pajetë i një gruaje gjendet në një ordinancë private: Nuk dihen shkaqet

Në Viti ka ndodhur një rast i cili po hetohet nga Prokuroria e Policia.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një ordinancë private atje, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, shkruan Reporteri.net. Njoftimi nga Policia:Është raportuar se në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.