Tubim përkujtimor me rastin e 55- Vjetorit të demonstratave të para organizuar në Prizren.

Protesta dhe demonstrata rinore masive dhe të fuqishme ndër shqiptarë vihen re që në vitin 1968, në Kosovë. Lëvizja studentore në Kosovë kishte karakter kombëtar dhe liberator, karakter të rezistencës kundër një pushtuesi historik, kundër diskriminimit etnik dhe gjuhësor. Demonstratat të cilat ishin nisur nga grupime të organizuara studentore në Kosovë, shpërthyen në muajin tetor deri në dhjetor të vitit 1968. Pas Luftës së Dytë Botërore, demonstrata e parë do të organizohej me 6 tetor 1968 në Prizren. Organizatorët dhe burimi i kësaj demonstrate ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në këtë qytet. Megjithatë, studentët do të mbështeteshin në demonstratë nga pedagogët, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë. Në demonstratën e parë merrnin pjesë rreth 3000 vetë dhe parullat kryesore ishin: “Rroftë flamuri kuq e zi!”, “Rroftë populli shqiptar!”, “Duam Universitet!”, “Duam barazi!” dhe “Kosova Republikë. Sot me rastin e 55 vjetorin e  kësaj  demonstrate   në  kompleksin  Lidhjes  Shqiptare të  Prizrenit është  organizuar një  tubim përkujtimor, ku me këtë rast  organizatori  Nuhi Dakaj  tha se jemi sot këtu  për të shënuar këtë datë të rëndësishme. Shefik Sadiku , me këtë rast  ka  rikujtuar  organizimet e kësaj  demonstrate tash e 55  vite më parë, kur zëri i studentëve të Prizrenit si Meriman Braha  e të tjerë ishte për lirinë e Kosovës.

Derisa  edhe  Prof Isa Morina   evokoi  lavdinë e këtyre  demonstratave .

Ish  komandat i UÇK-së   dhe veprimtari  Ruzhdi Saramati   tha se  ajo  demonstratë  ishte   një  rrugëtim  e do të jetë deri në bashkimin tonë  kombëtar. Kjo datë  e 55 vetorit të demonstratave  të studentëve në Prizren sot,  u përkujtua me pietet. E ku ishin edhe   shumë deputet të  Parlamentit të  Kosovës  si Gani Krasniqi  , Hidajet Hyseni dhe ish  komandantë Ruzhdi Saramati, Alush  Shala e të  tjerë e veteranë të  UÇK-së dhe veprimtar e atdhetarë  të tjerë.