Turisti shqiptar: Po kënaqemi, hamë ca të kemi, domate, speca…

Kanionet e Holtës, destinacioni që nuk duhet humbur nga aventurierët dhe të apasionuarit pas natyrës.

Për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, Kanionet e Holtës mbeten një prej veçorive të natyrës shqiptare.Vetëm 80 kilometra larg nga Tirana ndodhet kjo bukuri e natyrës që mirëpret turistë. Me një gjatësi prej 3.5 kilometër Holta në Gramsh përben një peizazh mahnitës. Format e veçanta shkëmbore krijuar nga rrjedha e ujërave të kristalta, pjesë e të cilave janë dhe ato termale . Holta është një zonë turistike e pa eksploruar akoma masivisht edhe për shkak të terrenit të saj të thyer, por kjo nuk i pengon aventurierët e lartësive dhe të apasionuarit pas natyrës.

“Këtu është më mirë, ambient i pastër, më pëlqen më shumë sesa të iki në plazh. Unë kam 10 vite resht që vij këtu dhe nuk më është mërzitur kurrë”, u shpreh një turist.