Turneu i sivjetmë mblodhi 52 ekipe nga mbarë Kosova në “Java e dëshmorëve të Hasit”

                 Finalja e turneut tradicional në futboll “Java e dëshmorëve të Hasit” u mbajt sot në fshatin Gjonaj, mes klubeve “Lagjja e Shehut” dhe “Mazreku”, ndërsa, paraprakisht u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet KFV e Hasit dhe OVL e UÇK-së – Has.

Turneu i sivjetmë mblodhi 52 ekipe nga mbarë Kosova dhe një numër të madh të tifozëve, duke krijuar kështu një ngjarje të këndshme e të rëndësishme sportive në ditët e përkujtimit të dëshmorëve të zonës së Hasit./www.QendraPress.com/