U mbushën plotë 4 vite pa Dr .Nexhip Berisha,njeriun shembull, se si duhet dashur atdheun.
Sot,e 4 vite më parë sëmundja e shekullit siç do ta quaja unë Covidi-in, na morri nga jeta njeriun e palodhur dhe njeriun, mjekun dhe përgjegjësin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren , mikun dhe shokun e shumë prizrenasve e më gjerë dr Nexhip Berisha. Dr Nexhpin sëmundja e gjeti në detyrën e koordinatorit kundër COVID- 19-it duke shërbyer për secilin të infektuar më këtë sëmundje vdekjeprurëse, Ai ishte një personalitet që pati një angazhim të palodhur në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe kudo që e kërkonte nevoja, Ai ishte në shok e mik që nuk mund të harrohet lehtë. Prandaj ,edhe pse fizikisht nuk e kemi pranë. Ai jeton në zemrat dhe ne mendjen e shumë njerëzve ë patën rastin ta e njohin. Në shenj nderimi komuna e Prizrenit me emrin e Dr Nexhpi ka emërtuar QKMFN-se e këtij qyteti. Dr Nexhipi do të përkujtohet gjithmonë , sepse përkushtim i i tij na shërben si një rrugë-tregim për të tashmen dhe të ardhmen se si duhet dashur Kosovën /www.QendraPress.com/