U mori borxh 200 euro për të blerë drogë e luajtur bastore, 20 vjeçari rrahet keq nga borxhlinjtë – ia marrin edhe veturën dhe telefonin

                Një 20 vjeçar ka raportuar në Polici se është rrahur nga tre persona dy ditë më parë.Gazeta online Reporteri.net nga burime brenda policisë merr vesh se i njëjti është sulmuar nga tre personat me të cilët njihej më parë, për shkak të një borxhi që  viktima nuk ua kishte kthyer.

Si kishte ndodhur rasti?

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se tre të dyshuarit i kanë shkuar viktimës afër shtëpisë së tij në Hajvali  dhe me  forcë e kanë futur në automjetin e tipit Golf dhe e kanë dërguar në fshatin Zllatar në afërsi të lagjes ,,Royal Grin Rezidenc’’ ku me pas viktimën e kanë zbritur nga makina dhe kanë filluar ta rrahin me shqelma dhe grushta nën kërcënimin e armës (kallashnikov).

Personat e dyshuar pasi që e kanë rrahur të dyshuarin e kanë futur prapë në automjet e kanë sjellë në Hajvali afër shtëpisë se tij dhe të njëjtit i kanë marrë veturën e  tipit Polo si dhe telefonin personal.

Viktima në Polici ka pranuar rastin duke deklaruar se  ato 200 euro borxh që i kishte marrë nga të dyshuarit, 40 Euro kishte blerë  Substance narkotike (Kokaine) dhe 160 euro të tjera kishte luajtur lojëra të fatit online . Prokurorja e rastit ka urdhëruar që rasti të iniciohet në drejtim të veprës penale Rrëmbim dhe Vjedhja Grabitqare teksa të dyshuarit ende nuk janë kapur nga Policia