U nda nga jeta veterani i UÇK-së- Jahir Krasniqi nga Prizreni

Me pikëllim u nda lajmi I trishtë se iku nga kjo jeeë veetrani i UÇK-së, që luftoi me përkushtim për lirinë e Kosovës, Bashkëluftëtari i luftës komandant Xhemshit Krasniqi me këtë rast shkruan ‘’
Lamtumir shoq i fëmijërisë
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Jahir Krasniqi luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtar i palodhshëm në promovimin e vlerave të saj.
Jahiri, ishte njeri me shpirt të madh dhe zemër të pastër, i lidhur përjetësisht me idealin e lirisë dhe respektin për bashkëluftëtarët, duke shërbyer me përkushtim të palëkundur ndaj vendit gjatë dhe pas luftës.
Kontributi i tij si luftëtar lirie e pastaj në ruajtjen e vlerave të UÇK-së do të mbetet i paharruar.
Ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, bashkëluftëtarëve, miq.ve dhe dashamirëve!
XhK/QendraPress/