U vu gurthemeli i godinës për Shaqatën‘’Esnaf’’

Të premten e 21 marsit, me një cermoni rasti u vu gurthemeli i godinës që do të jetë në shërbim të shoqatës ‘’Esnaf’’ ku me këtë rast ishin edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori i Turizmit dhe zhvillimi ekonomik Ramdan Tarashaj, kryekonsulli i Turqisë në Prizren Xhelal Dojan, ministri Damka dhe shumë mysafirë e zejtarë të Prizrenit. Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i shoqatës Esnaf Varis Xhejlani i cili tha,sot bashkë me ministrin Damka dhe kryetarin Totaj po i vendosim gurthemelin për shoqatën Esnaf, kurse kjo shoqatë edhe në të ardhmen do të bëjmë më shumë për zhvillimin ekonomik të qytetit . Kryetari i komunës Shaqir Totaj me këtë rast tha se në një farë mënyre jep vlerë të shtuar qytetit të Prizrenit, Ne si komunë kemi pasur obligim të japim këtë ndihmë për zhvillimin e shoqatës e tash bashkë me Ministrin po ndihmojmë dhe kur ka bashkëpunim ka sukses e më shumë, Tashmë besoj se kjo shoqatë do të jep ndihmë zhvillimit të ekonomik për Prizrenin..Ministri Fikrim Damka, sot është një ditë e veçantë për Esnafin dhe për Prizren sepse kjo qendër do të shërbeje për nevojat e zejtarëve të Prizrenit dhe tashmë me profesionistët dhe ndërmarrësit do të avancohet, Insere Kjo qendër do të jete një strehë e shumë bizneseve dhe zejtarëve të qytetit të Prizrenit