UÇK është gjaku dhe krenaria jone!-Shkruan : Shqipe BYTYQI

Protesta ne mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së solli ne një vend njerëz me bindje dhe të kaluara shumë të ndryshme. Në mesin e atyre qe bënë thirrje për pjesëmarrje kishte figura të njohura, te respektuara por edhe persona që në të kaluarën kanë ngjallur debate e dyshime mbi qëndrimet e tyre. Ishte e pazakontë të shihje krah për krah njerëz me histori te ndryshme, nga patriotë të respektuar, deri te individë qe kanë qenë në qendër polemikash politike e shoqërore. Po ashtu, nuk munguan as grupe e rryma te ndryshme ideologjike, të cilat kanë pasur dhe kanë qëndrime jo vetem të ftohta por edhe refuzuese dhe denigruese jo vetem ndaj heronjëve kombetar por edhe ndaj simboleve kombëtare. Kishte spiunj te dëshmuar që iu bashkangjitën fteses dhe protestes, deputet që kërkuan jo një por dy zajednica, imam të ndryshëm që mbanin flamuj kombëtar dhe që të njejtit o i kishin shkelur o nuk kishin reagur kurre kur ata shkeleshin nga vartesit e tyre. Një përzierje interesash, ideologjish dhe ngjyrerash nga me të ndryshmet.
Për disa, kjo protestë nuk u pa thjesht si një mbrojtje e vlerave të UÇK-së, çfar edhe duhej të ishte por si pjesë e një përpjekjeje për të krijuar tensione të reja dhe për të përçarë opinionin publik. Kujtesa e ngjarjeve të vitit 2004, kur shumë njerëz te miré u përfshinë në protesta që më pas u përdorën për agjenda të tjera, mbetet një paralajmërim i gjithekohshem. Është e rëndësishme të jemi vigjilentë ndaj çdo mobilizimi ku bashkohen interesa të ndryshme e jo gjithmonë të pastra. Mbështeja e atyre qe e luftuan, fyen ose e tradhétuan UÇK-në nuk mund te jetë asnjéherë e pastër!
Të gjitha do ti sistemojë historia!
Vetëm UÇK mbetet gjaku dhe krenaria jone!
ShB, 08.08.2025/Marrë nga FB/transmeton QendraPress/