Vajza e Bajram Rexhepit përlot në 4 vjetorin e vdekjes: Du me i kërku falje babës…

0

                                  Vanesa Rexhepi, e bija e ish-kryeministri Bajram Rexhepi, ka kujtuar babain e saj në përvjetorin e 4-të të vdekjes.Ajo me anë të një postimi u shprehë se është krenare dhe se e mban kokën lart se është rritur nga një njeri i mirë.“Te pata ty udherrefyesin tim. Drite e zemres sime. Drite e bardhe ashtu qysh ishe e ashtu edhe kur ike”, ka shkruar ndër të tjera Vanesa në postimin e saj.

Postimi i plotë:

Ne pervjetorin e tij te katert spo du me e kajt ata…baben tem te shtrenjte.Sa do qe gjithcka ka ndryshu prej ikjes se tij ne amshim, sado qe une kom ndryshu, une sot po du me e gezu jeten e babes tem se ai mua vetem lumturi me ka dhene. Po du me e falenderu per githcka dhe me i kerku falje per gjithcka.Une sot jam krenare me jeten time,me femren qe jam sot dhe qe e mbaj koken lart sepse une jam rrite prej nje njeriu te mire. Du me i kerku falje babes qe me raste jam ligeshtu, jam dorezu, jam ndiku prej te paditurve dhe injoranteve por fakti qe besoj verberisht se ai ende me mbron nuk me ka bo me u frikesu.Gjate gjithe jetes veq miresi dhe ndihme u dha atyre qe i pat prane…pa asnje kusht.Nuk pat kurre urrejte ne syte e tij as para atyre qe se donin. Shkemb i forte!!Njeriu me inteligjent qe kam njohur ndonjehere, i etur per dije.Nje babe dhe nje bashkeshort i mrekullueshem qe une dhe mami kemi pas fat t’a kemi.Te pata ty udherrefyesin tim.Drite e zemres sime. Drite e bardhe ashtu qysh ishe e ashtu edhe kur ike.Shoku im me i mire, te dua shume dhe te kam cdohere me vete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *