Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Dëgjo këtë artikull tani…Varroset Haxhi Thaçi, Hashimi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekësNë fshatin Brojë të Skenderajt i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë ditën e shtunë, në moshën 87-vjeç, transmeton Telegrafi.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, miqtë, politikanë nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.
Por, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij nuk ishte Hashim Thaçi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgimi që nga viti 2020.
Megjithatë, Thaçi i ka dërguar një kurorë me lule me mbishkrim “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.
Thaçi ka takuar për disa orë babanë e tij në Klinikën Interne të QKUK-së, pak ditë para se ai të ndërronte jetë. Thaçit iu mundësua vizita nga Specialja për shkaqe humanitare./Telegrafi/