Vazhdon-“Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë 2025”,

Në kuadër të manifestimit “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë 2025”, sot u mbajtën garat e atletikës për femra dhe meshkuj, me gjatësi 1000 dhe 800 metra.
60 nxënës nga shkolla të ndryshme të Komunës së Prizrenit morën pjesë, të cilët shpalosën talentin dhe përkushtimin e tyre për sportin.
Kjo ngjarje ka për qëllim jo vetëm nderimin e figurës së Remzi Ademajt, por edhe promovimin e aktiviteteve sportive për të rinjtë e qytetit./QendraPress/