Vazhdon mot i ngrohtë në javën e fundit të tetorit 

                    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.