Vdes 2-vjeçarja në Istog, familja e gjen pa shenja jete në bazenin e shtëpisë 

                                  Një vajzë dy-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një lloj bazeni në shtëpinë e saj në fshatin Zallc të Komunës së Istogut.Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.I njëjti ka bërë të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.  “Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja familja ka gjetur të pajetë në një si lloj bazën të vogël, te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëru që me e dërgu trupin e pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.