Vdes edhe personi i tretë nga aksidenti në Podujevë

0

Mëngjesin e sotëm ka vdekur edhe personi i tretë nga aksidenti që ndodhi dje në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Lupç, shkruan Reporteri.net.Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.“Personi i tretë që ka ndërruar jetë është i vitit 1975. Të tre viktimat janë meshkuj”, tha Ulaj për Reporteri.net.Të lënduar nga aksidenti mbesin edhe 8 persona tjerë. Aksidenti ndodhi të dielën pasdite ku u përfshinë tri vetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *