Vdes një grua në Pejë, kishte konsumuar domestos 

                                 Një grua ka vdekur sot në Vitomericë të Pejës, pasi e njëjta ka konsumuar lëndë helmuese.Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.Sipas Rugovës, viktima kishte konsumuar domestos.  “Me datën 11.08.2022, Policia është njoftuar nga Spitali se është paraqitur një grua e cila ka konsumuar domostos, dhe sot me datën 12.08.2022 nga ekipi mjekësor jemi informuar se e njëjta si pasojë e konsumimit të këtyre substancave ka ndërruar jetë”, tha Rugova.Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.Rasti po trajtohet si “Hetim i Vdekjes”.