Vdiq në vendin e ngjarjes, policia jep detaje për aksidentin e rëndë ku humbi jetën 19 vjeçari nga Drenasi
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet që ndodhi mbrëmë në Çikatovë të Drenasit, ku i vdekur mbeti një 19 vjeçar.Aksidenti raportohet se ndodhur në orën 20:10, ndërsa janë përfshirë dy vetura civile.19 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.“Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.Rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net/