Veselaj-Gutaj : Së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen” Dardania”

Lagjja “Dardania” në Prizren do të bëhet me çerdhe për fëmijë. Ndërtimi i saj pritet të nis brenda pak ditësh. Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj ka njoftuar se kërkesa për ndërtimin e çerdhes është miratuar nga MASHT-I.“Komuna e Prizrenit ka rikualifikuar disa ambiente të pashfrytëzuara më parë, duke i shndërruar në hapësira për ndërtimin e çerdheve për fëmijët”, shkruan në Facebook, Veselaj-Gutaj.“Pas kërkesave të vazhdueshme nga DKA për ndërtimin e çerdheve, MASHTI ka njoftuar se është miratuar kërkesa jonë për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” në Prizren vlera e të cilës është 743,246.84 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 1900.00 m²”