Viti 2018, kur “masha e kontrollit në VV” Vjosa Osmanin e përshkruante si hipokrite

“Masha e kontrollit” në VV – sipas Haki Abazit -, Dejona Mihali, nuk është shumë emër i njohur për publikun, pasi nuk ka paraqitje në media dhe nuk ushtron asnjë funksion publik në Qeverinë Kurti. Por, ajo përshkruhet si figurë e rëndësishme në LVV, pasi që është anëtare e kryesisë.Për Dejona Mihailin, në ueb-faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje jepen shumë pak informacione, për dallim për disa prej zyrtarëve të tjerë të partisë. Si informacion për publikun është dhënë vetëm pozita e saj si ‘Koordinatore e Komiteteve‘, pozitë kjo të cilën e mban që nga viti 2016.Ndërsa, në ueb-faqen zyrtare të Qendrës së LVV-së në Shqipëri tregohet një biografi e shkurtër për Mihalin, ndonëse prapë pak informacione për angazhimin e saj në LVV. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili këtë të enjte u largua nga dy komisione parlamentare, pati disa akuza të rënda për “ngufatje të zërit të deputetëve” dhe demokracisë brenda Grupit Parlamentar të partisë së cilës i takon. Mes emrave të cilët Abazi i përmendi ishte edhe Dejona Mihali, të cilën e quajti “masha e kontrollit” të deputetëve të partisë e cila është në pushtet.Por dëshira për kontroll e Dejona Mihailit del se shkon edhe jashtë partisë të cilës i takon. Në vitin 2018, ajo provonte t’i kontrollojë edhe mendimet e Vjosa Osmanit, që LVV’ja e tre vite më vonë e shpërbelu me postin e Presidentes së vendit.Osmani, që në atë kohë ishte ende pjesë e LDK’së, nga Mihaili përshkruhej si një hipokrite.“Para se të thotë hipokrizinë e radhës Vjosa Osmani po rikujtoj vetëm një pasazh nga qëndrimet e saj në 2016”, shkruante Mihaili për Vjosa Osmanin në facebook, më 20 mars 2018, duke i shtuar një citat të Osmanit për Demarkacionin.Ndryshe, Dejona Mihaili në vitin 2016 ishte depërtuar nga Kosova duke u ndaluar në Morinë që të hyjë në territorin e Kosovës.