Vjen në Kosovë batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Italia ka dislokuar trupa shtesë të tyre në Kosovë. KFOR-i bëri të ditur se trupat shtesë i përkasin batalionit italian të Forcave Rezervë Operacionale të NATO-s.“Batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është dislokuar në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s – KFOR”, thuhet në njoftim, transmeton KLankosova.tv.Ata nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të ushtarëve italianë që janë dislokuar në Kosovë, teksa Zvicra ishte shteti i fundit që e ka shtuar numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në vend.