Vranësira dhe intervale me diell, parashikimi i motit për sot

                   Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”. “Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12 metër në sekondë”, thuhet në njoftim