Vranët dhe intervale me diell sot, temperaturat deri në 20 gradë

Mot stabil parashihet për ditën e martë, me intervale me diell, megjithëse vranësirat fillojnë të shtohen gradualisht pasdite dhe në mbrëmje.

Vonë në mbrëmje edhe mund të pritet ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 8C, ndërsa ato maksimale mbesin ende në vlera të larta prej 18C deri 20C.

Reshje më intensive shiu po parashihen për ditën e premtë, me një ulje të temperaturave deri në 12C e 13C, njofton Prishtina Weather.