Vrasja e 21-vjeçares, avokatja Gashi-Bytyqi: Kodi Penal thotë se dorasi duhet dënuar me burgim të përjetshëm

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka folur për rastin e vrasjes së 21-vjeçares të premten pasdite në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku tha se vrasja e grave nga bashkëshortët e tyre tashmë është bërë dukuri dhe se vetëm format janë ato që po ndryshojnë.Gashi-Bytyqi tha se i gjithë shteti duhet që të mobilizohet në mënyrë që dënimet të jenë më të ashpra dhe të ketë masa preventive në parandalimin e këtyre rasteve.“Kodi Penal i Kosovës e precizon se vrasja e bashkëshortes, pavarësisht rrethanës se a kanë qenë në procedurë divorci apo jo, duhet të ndëshkohet me burgimin maksimal, i cili është burgim i përjetshëm”, tha Gashi-Bytyqi për Klan Kosova. Këtë të premte në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj një burrë i moshës 36 vjeçare e ka vrarë ish-bashkëshorten e tij 21-vjeçe dhe e ka plagosur vëllanë e viktimës, i cili ishte 15 vjeç.