Z.Berisha, me miq dhe bashkëpunëtor, prezentuam qëllimin e iniciativës politike qytetare Bashkimi Demokratik i Prizrenit.

Sot, së bashku me miq dhe bashkëpunëtor, para qindra qytetarëve, prezentuam qëllimin e iniciativës politike qytetare Bashkimi Demokratik i Prizrenit, e cila tashmë është gati për të garuar në zgjedhjet lokale me 12 tetor 2025. BD i Prizrenit, synim e ka ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore, historike dhe politike të qytetit tonë si dhe respektimin e diverziterit fetar e nacional, si trashegimi e rëndësishme për shoqërin tonë.
Vizioni ynë për një Prizren ndryshe, do të fokusohet në krijimin e kushteve më të mira për jetë, pa dallime për të gjithë. Objektivat tona të të jenë në përputhje me përgjegjësit ligjore dhe kushtetuese që i lejohet pushtetit lokal dhe bashkëpunimi me qeverin qëndrore për interesa të qytetarëve të Prizrenit.
Investime cilësore në rrugë, trotuare, kanalizim të ujërave të zeza dhe ndriçim publik, sinjalizim rrugor, transportit publik funksional dhe të qëndrueshëm në qytet dhe fshat. Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore: Prizreni ka një trashëgimi unike historike e cila duhet të ruhet dhe promovohet si pjesë e identitetit qytetar. Mbrojtja dhe restaurimi i objekteve historike në bashkëpunim me ekspertë.
Krijimi i hapësirave dhe programeve për të rinjtë: qendra rinore, trajnime profesionale, projekte kulturore e sportive, me qëllimin për të rritur mundësitë që të rinjtë t’i qasen më lehtë tregun e punës.Lehtësira dhe mbështetje për ndërmarrësit lokalë, sidomos në sektorët e turizmit, zejtarisë dhe teknologjisë. Krijimi i kushteve dhe mbështetja e turizmit rural dhe malor.
Pastrimi i lumenjve (sidomos Lumbardhit), menaxhimi i mbeturinave dhe krijimi i sistemit të riciklimit për ta bër Prizrenin ekologjik.Rritja e sipërfaqeve të gjelbërta dhe krijimi i parqeve në lagje që kanë mungesë të tyre. Krijimi i platformave digjitale për konsultim me qytetarët dhe marrjen e ideve të tyre, si dhe raportim i rregullt për punët e kryer nga komuna, shpenzimin buxhetin dhe projektet e kryera.
Bashkë për një Prizren më të mirë!
Zafa