Zafir Berisha largohet nga Nisma, rikthehet në Bashkimin Demokratik në Prizren

Ish-deputeti dhe njëri nga figurat e njohura të politikës në Prizren, Zafir Berisha, ka bërë të ditur sot ndarjen e tij nga Nisma Socialdemokrate.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka njoftuar se ka vendosur që aktivitetin e tij politik ta vazhdojë në subjektin politik Bashkimi Demokratik në Prizren, ku pritet të angazhohet së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

“Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese”, ka shkruar Berisha.

Berisha nuk ka dhënë detaje mbi arsyet që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim, por ndarja e tij nga Nisma vjen pas disa vitesh angazhim në këtë parti, ku ka mbajtur edhe pozita udhëheqëse lokale dhe ka qenë një nga zërat më aktivë të saj në Prizren dhe më gjerë.

Rikthimi i tij në Bashkimin Demokratik në Prizren shihet si një rikthim në “shtëpinë e vjetër”, pasi ky subjekt ka qenë pjesë e rrugëtimit politik të Berishës edhe më herët, para se ai t’i bashkohej Nismës Socialdemokrate.