Zëdhënësi Bytyçi,njofton për vdekjen e 43 vjeqarit në Prizren.

Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi njofton, se më datë 21.10.2025, rreth orës 10:15, në rrugën “Aziz Tolaj” në Prizren është raportuar një vetaksident me motocikletë elektrike. Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit, mashkull 43-vjeçar me inicialet S.L., derisa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë në një moment ka zvogëluar shpejtësin dhe është rrëzuar në tokë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës, mjekët në Spitalin Rajonal të Prizrenit kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit njofton y[dhënësi Bytyçi.