Zëdhënësi i policisë  Rajonale  toger Bytyçi sqaron  dy vdekjet në Prizren

  Zëdhënësi i policisë  Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi, sqaron  dy vdekjet në Prizren I cili njofton se me datën 15.janar.2026, në qytetin e Prizrenit janë raportuar dy raste të gjetjes së personave pa shenja jete. Rasti i parë: Rreth orës 1 e 20 minuta, Policia është njoftuar se në një automjet, në rrugën “Hajdar Shala” në Prizren, gjendej një person pa shenja jete. Sipas informatave fillestare, viktima është A.S., mashkull rreth 55 vjeçar, banor i Prizrenit, me profesion taksist. I ndjeri është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij, i cili ishte i parkuar në një vendparkim të rezervuar për TAXI, ku ai po qëndronte në pritje. Rasti i dytë: Rreth orës 14:45, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Haki Taha” në Prizren, një person i moshuar, F.T., rreth 70 vjeçar, është gjetur pa shenja jete. Në të dy rastet, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës. Nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personave. Pas pranimit të informatave, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendet e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, dhe me urdhër të tij, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupave, si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rastet janë iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe vazhdojnë të hetohen në bashkërendim me Prokurorin përgjegjës.sqaroi zëdhënësi togeri Shaqir Bytyçi./QendraPress/