Zëdhënësi i policisë togeri Shaqir Bytyçi njofton për aksidentin në Mamushë

Zëdhënësi i policisë Rajonale në Prizren,togeri Shaqir Bytyçi njofton për aksidentin në Mamushë të datës 25.01.2026, rreth orës 23:35 në Mamushë është raportuar një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tre automjete, në mesin e tyre edhe një automjet i Policisë. Deri tek aksidenti kishte ardhur si pasojë e ngasjes së pakujdesshme nga ngasësi i automjetit nr. 1, i cili në momentin kritik lëvizte nga drejtimi i fshatit Neprebisht në drejtim të fshatit Mamushë. I njëjti, duke mos ia përshtatur shpejtësinë kushteve dhe rrethanave të rrugës (kontrolla policore në rrugë), nuk arrin të ndalet, humb kontrollin dhe fillimisht godet automjetin nr. 2 (Mercedes). Pas goditjes, i njëjti del në krahun e majtë të lëvizjes, në parkingun e një servisi, ku godet veturën e Policisë (Shkoda), e cila ishte në pikë kontrolli jashtë rrugës. Nga ky aksident, përveç dëmeve materiale në tri veturat, lëndime trupore marrin dy drejtuesit e automjeteve nr. 1 dhe nr. 2 si dhe pasagjerët. Të lënduarit, pas kontrollit mjekësor, lirohen në shtëpi të gjithë. Rasti mbetet i hapur për hetime të mëtejme. Njofton toger Shaqir Bytyqi nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorin Rajonale të Policisë- në Prizren