Zëvendësi i Bernard Kouchner, dëshmitari i radhës pro-Thaçit në Hagë

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë është Jock Covey.
Covey kishte qenë zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së në Kosovë, pra UNMIK.
Në atë kohë, saktësisht, Covey kishte qenë zëvendës i Bernard Kouchner, raporton Nacionale.
Ai kishte ndihmuar në ndërtimin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, ishte me rol aktiv në sundim të ligjit, paqen dhe situatën e pasluftës.
Covey pritet të dëshmojë për bashkëpunimin me Hashim Thaçin, UÇK-në dhe gjendjn në Kosovë gjatë kohës sa ai kishte shërbyer.
Covey është dëshmitari i katërt pas James Rubin, Paul Williams e John Duncan.
James Rubin
Ish-zyrtari i lartë i Amerikës, James Rubin, ka pasur kritika të mëdha ndaj Prokurorisë e Gjykatës Speciale në ditën e dytë të dëshmisë.
Ai theksoi se mbajtja 5 vite në paraburgim nuk është drejtësi, dhe se ndaj Thaçit po bëhet betejë politike.
“Mendoj që jam munduar pa fund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë përgatitje, dhe ndjesia ime ishte se gjithë njohuritë ishin të pranishme në dokumente. Pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im. Nëse keni nevojë për pyetje kam qenë këtu dje dhe sot. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur kaq gjatë më shqetëson mendoj se lidhet me politikën”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjera e shqetësojnë.
“Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues me gjykatën. Në rastin e të akuzuarve nuk e kuptoj pse është dashur të jenë në burg për 5 vjet, nuk e shoh si shtet të së drejtës. Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës”, është shprehur ai, duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm pse Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së.
“Mua kjo më është dukur si fajësim politik për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe asnjë person tjetër nuk e ka pasur këtë mundësi, duke pasur ide të mirë të funksionit, për 3 ditë kam parë si janë sjellë ata, kush ishte përgjegjës, komandant, mbështetës. Duke pasur këtë njohuri mendoj se kjo ka qenë e gabuar, unë nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”, ka theksuar Rubin.
Diplomati amerikan ka vazhduar kritikat ndaj prokurorisë për mbajtje në paraburgim të Thaçit për 5 vite.
Ai ia ka rikujtuar prokurorisë së Thaçi e ka krijuar vet këtë gjykate dhe është paraqitur vullnetarisht.
“Vitet kalonin dhe asgjë nuk ndodhi, për shumë ndodhi, pse u deshën 5 vite për të krijuar. Aktakuza është ngritur 5 vite përpara. I kam pyetur njerëzit, kam thënë nëse një gjë e tillë ishte normale, kam folur me juristë e avokatë me emër, kjo ishte e pazakontë për të trajtuar një burr shteti që u dorëzua vullnetarisht. Në juridikisionin e një Gjykate që e ka krijuar vet kur ka qenë kryeministër. Këto janë gjërat që kam mbajtur mendjen”, ka deklaruar ai.
James Rubin, ish-top zyrtari amerikan që po dëshmon si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, tregoi për një bisedë telefonike mes asokohe Presidentit të ShBA-së, Bill Clinton dhe Hashim Thaçit.
Thaçi i kishte thënë “të gjitha gjërat e duhura”, tha James Rubin, ndërsa shtoi se ishte “mbresëlënëse” për Clinton.
Kjo në kohë bombardimesh dhe zotimet e Hashim Thaçit se nuk do të kishte “dhunë hakmarrëse” ndaj serbëve të Kosovës.
“Thaçi kishte thënë të gjitha gjërat e duhura në bisedë me Clinton. E kujtoj që ai kishte pasur përshtypje të mirë në bisedë me lider të UÇK-së nga një ambient lufte, ku njerëzit kishin vuajtur gjithëçfarë gjërash, që edhe në atë kohë, pa prompt, që ai dërgoi mesazhet më të mira, dhe kur këtë e bënë te Presienti i ShBA-së, është gjë shumë e mirë për të bjë. E di që Clinton ishte pasur përshtypje të mirë . Që s’do të kishte hakmarrje retributive dhunë ndaj pakicave. Clinton kishte përshtypje të mirë dhe ia ka kishte thënë shefit të sigurisë kombëtrar”, tha Rubin.
Rubin theksoi se veç Thaçi e kishte premtimin për bombardimin e Serbisë.
“Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi”, tha ai.
“Nuk ka Shtab të Përgjithsëm që unë po e ditkam. Si një strukturë e rregullt komanduese. Është keqpërfaqësim. Ta përshkruash si Shtab të Përgjithshëm më tingëllon absurde”, tha Rubin.
Referuar librit të Rexhep Selimit ku ai shkruan për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe pajtimit të tyre për nënshkruajen e Marrëveshjes së Rambujesë – Rubin i qëndroi asaj se ishin disa komandantë dhe liderë të luftës, por se “Shtab të Përgjitshëm” nuk do ta kualifikonte.
“E pasaktë, zoti gjykatës. Unë nuk di kurr ëtë ketë raportuar (Hashim Thaçi) te Shtabi i Përgjithshëm, kurrë s’kam vëzhguar ekzistencë të një Shtabi të Përgjithshëm. Çka e di është që Thaçit i duhet të konsultohej me liderët politikë dhe ushtarakë”, tha ai.
I pyetur nëse iu kishte besuar fjalëve të Thaçit, i cili në vitin 1999 i kishte thënë se shqiptarët dhe UÇK-ja dëshironin demokraci dhe bashkëjetesë, Rubin ka dhënë përgjigje interesante.
Ai ka bërë me dije se besimin ndaj Thaçit e kishte ndërtuar në vazhdimësi.
Sipas tij, Thaçi fjalët i përkthente në veprime.
“Besoj se ai donte marrëveshje, besoj se donte demokraci, edhe pse fliste me gjuhë komuniste në atë kohë. Ishte me përkthim, e vështirë të bëhet vlerësim i saktë. Bashkëjetesës, e di që shqiptarët e Kosovës kishin jetuar në regjim shtypës për dekada të tëra, me mijëra ishin vrarë, e dija që ai po thoshte atë që ne donim të dëgjonim që ishte gjë e mirë. A e besova këtë? I kam besuar gjithnjë me kalimin e viteve, sepse ai tregoi që fjalët që thoshte i përkthente në veprime. Edhe pse nuk kam dyshuar, u binda gjithnjë e më shumë për sinqeritetin e deklaratave të tija me kalimin e kohës”, ka thënë Rubin.
Duke iu referuar deklaratave të Rubinit, të cilat i ka dhënë dje, gjyqtari në fjalë ka tentuar të dijë se nga kush kërcënohej Hashim Thaçi.
Ish-diplomati amerikan ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në Rambuje Thaçi kërcënohej nga forcat serbe.
Ai ka treguar se si Thaçi për të marrë pjesë në këtë konferencë e kishte kaluar kufirin këmbe.
“Dua të jem sa më i qartë: nuk kam pasur prova materiale se ai ishte i kërcënuar. Rambujeja ishte një mjedis tensioni. Thaçi ishte një person i ri për mua dhe njerëzit më thonin gjëra për UÇK-në dhe shqiptarët e Kosovës. Kjo ishte një përvojë e re”, ka deklaruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Dikush nga ekipi im më tha se ai ishte i kërcënuar. Në këto raste bisedoja me të, për të kuptuar nëse ishte apo jo. Më kujtohet se më ka thënë sa e vështirë ishte për të të hynte dhe të dilte nga Kosova përmes maleve. Mendoj që kërcënimet vinin nga serbët. Ai kërcënohej nga ushtria serbe” ka deklaruar Rubin.
Emërtimet si “Shtab i Përgjithshëm” dhe “Qeveri e Përkohshme” – për James Rubinin, ish-top zyrtarin amerikan, ishin më shumë marrëdhënie me publikun se sa realitet, tha ai gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara.
Pyetur nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se po u mohon ekzistencën këtyre organizimeve – Rubin tha që “assesi”, por që po përcakton se ishin organizime të njerëzve në kohë lufte dhe me qëllim të parqitjes “si organizim i lartë institucional”.
“Dëshirë paraqitjeje për njerëzut që ashtu po funksonin, se kishte Qeveri të Përkohshme. Ne atë nuk e njihnim, i njihnim thjesht që po luftonin për njerëzit e tyre, ishin zonë luftë.
Unë thjesht po theksoj se në një zonë luftë, kur je në terren dhe merr pjesë në negociata të larta, me një grup njerëzish që po lufotjnë lirinë, ata të paraqiten si një organizim i lartë me Shtab të Përgjithshëm e Qeveri të Përkohshme, unë po ju them që e përshkruarnin veten më shumë se që ishin…nuk deshta t’i ulë për nga rëndësia, thjesht po them që ato emërime ishin aspirata…në përshkrimin e tyre se çka deshtëm ne të të besonim, ata shpesh ekzagjoronim, nashta edhe unë do ta kisha bërë. Por unë si i jashtëm duhet t’i bëjë dallim.
A ishin ne të gatshëm t’u japim armë organizimeve me ungesë kontrolli komandues, strukturë të organizuar, jo reale”, tha Rubin
Williams
Për strukturën e UÇK-së foli edhe ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams. Ai tha se struktura ishte e organizuar në formë rurale, e jo në rregulla.
“Nuk kam qenë në dijeni të kësaj dhe do të isha habitur shumë nëse do të kishte ekzistuar diçka me shkrim dhe është një strukturë mbi baza rurale dhe nuk iu vjen në mendje mendoj ky nivel ndërveprimi dhe do të kishte qenë shumë më normatve, kulturore më shumë autoritet dhe më pak e bazuar në rregulla”, tha dëshmitari.
Si rezultat, ai tha se ishte krejt e qartë, që komandantët duhej të bëheshin pjesë e procesit në Rambuje.
“U bë e qartë si drita e diellit se komandantët e zonës duheshin të bëheshin pjesë e procesit”, u shpreh Williams.
Williams tha se e ka njohur “shumë mirë” Veton Surroin dhe se ka pasur “marrëdhënie të mira personale dhe profesionale” – dhe se, një gjë të tillë për “kërcënim nga Hashim Thaçi” nuk e ka dëgjuar kurrë nga Surroi.
“Asnjëherë. Veton Surroi nuk më ka thënë asnjëherë dhe nuk më ka lënë të kuptojë në asnjë mënyrë se ose nuk më ka shfaqur asnjë sjellje që do më bënte mua që të besoj se ai ishte i kërcënuar nga Hashim Thaçi apo nga askush tjetër nga delegacioni shqiptar i Kosovës”, tha ai.
Për atë se në çka konsistonte – ose si ishte – autoriteti i Hashim Thaçit, dëshmitari i dytë Williams, tha se “nuk e kisha përshtypjen” që ai zotëronte kontroll mbi negociatat.
“Unë mendoj që ai përfaqësonte interesa nga jashtë dhe këto interesa kishin kontroll mbi autoritetin ose sjelljen e tij gjatë negociatave”, potencoi dëshmitari.
“Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm të negociatave ose që edhe ishte një pozitë as kështu e as ashtu-diku në mes”, tha ai.
Williams rikujtoi “nevojën” që Hashim Thaçi e kishte gjatë kohës për të qenë vazhdimisht në telefon – dhe me këtë ai lexonte që ai s’kishte autoritet siç ia përshkruan Prokuroria Speciale.
“Prandaj thash që ai iu raportonte atyre. Prandaj, dola në këtë përfundim”, tha Williams.
“Gjatë kohës që delegacioni kosovar ishte në Rambuje dhe po kishte progres, kishte trysni nga jashtë nga komandatët lokalë, por gjithashtu kishte presion ideologjik por edhe kulturor prej Adem Demaçit, i cili po pengonte progresin e këtyre negociatave dhe po cenonte lëvizjen për realizimin e kësaj marrëveshje. Prandaj, duhej trajtuar ky aspekt”.
“Krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshëm të negociatave ose që edhe ishte një pozitë as kështu e as ashtu-diku në mes”, tha ai.
Duncan
John Duncan, ish-këshilltari i komandantit të NATO-s, Wesley Clark, do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Duncan ka mbetur të merret në pyetje nga Prokuroria dhe gjyqtarët, e më pas edhe avokatët nëse kanë pyetje shtesë.
John Duncan, diplomat karriere me mbi 35 vjet përvojë, është dëshmitari i radhës i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
Në mesin e temave më të rëndësishme për të cilat ai foli, ishte organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Duncan, UÇK-ja nuk kishte strukturë, dhe kjo ua kishte vështirësuar punën në marrëveshjen për çmilitarizim.
“Si rregull, NATO-ja do të ftonte komandantët e lartë dhe do bëhej një marrëveshje në mes gjeneralit Clark dhe cilitdo që do ishte nga pala tjetër. Nuk do shkonim kurrë në nivel rajonal. Kjo shërben për të kuptuar strukturën hierarkike. Pra, si funksiononte atje”, tha ai.
“Kjo ishte vështirësia që po përballeshim atje sepse nuk kishin strukturë hierarkike. Ishin të organizuar ndryshe. Pushtetet ishin ndryshe në vende të ndryshme”, deklaroi ai në Gjykatën Speciale të Hagës.
Duncan theksoi se në Kosovë, nuk mund të shkonin të bisedonin me Thaçin apo Agim Çekun, dhe ta merrnin çështjen si të kryer. Ai shtoi se bisedimet duhej të bëheshin me komandantëve e zonave.
“Nuk mund të shkonim thjesht të bisedonim me Thaçin apo me Çekun dhe të mendonim se e zgjidhem problemin. S’funksiononin gjërat kështu. Duhej të flisnim me persona që kishin kompetenca dhe ata që kishin kompetenca ishin komandantët e zonave”, tha dëshmitari Duncan më tutje.
Ai e përsëriti se fuqinë reale e kishin komandantët e zonave.
“Fuqinë reale në strukturën e UÇK-së e kishin komandantët nga rajonet dhe kjo na u konfirmua kur e takuam gjeneralin Agim Çeku në fillim të negocimit e marrëveshjes”, tha ai.
Duncan tregoi edhe bisedën me Agim Çekun, dhe çfarë kishte deklaruar ai.
“Ai Çeku, shtoi se unë nuk e bëj një gjë të tillë në qoftë se në negociata nuk marrin pjesë komandantët e zonave”, deklaroi Duncan.
Me këtë qëllim, mbrojtja e Thaçit ia publikoi dy video nga bisedimet për çmilitarizim.
Aty shiheshin komandantët si Ramush Haradinaj e Rrustem Mustafa, por edhe të tjerë, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti.
“Vinte era luftë, u vinte era barut”, tha diplomati britanik.
Duncan foli edhe për rolin e Thaçit.
“Nuk ishte realiste që të njihej zotin Thaçi si udhëheqës politik i Kosovës. Kishin forca politike që ekzistonin atje si LDK-ja, zoti Rugova e të tjerët. Ata mund të kishin zgjedhur atë si udhëheqës të delegacionit të Rambujesë, por ai nuk ishte atë që quhej legjitimitet politik në një shoqëri demokratike. Nuk ishte zgjedhur nga populli. Ai e kishte deklaruar një Qeveri të Përkohshme por ne ishim arritur në pikë që ne dhe NATO ta njihte si kryeministër të Kosovës. Nuk ishte një gjë realiste dhe nuk përfaqësonte realitetin dhe nuk ishte e qëndrueshme nga pikëpamja politike”, tha ai.
Sipas tij, Thaçi nuk kishte legjitimitet të plotë demokratik në atë kohë dhe shumë vendime kërkonin pëlqimin e komandantëve të zonave; ai vetë “nuk e ka parë” Thaçin të jepte urdhra a direktiva.
“Asnjëherë nuk kam parë që të jepte direktiva, apo urdhra, ishte qartë që kishim të bënim me dy lloje njerëzish, e para me ushtarakun oficerin, dhe e dyta politikanin. Kjo ishte përshtypja që më ishte krijuar mua”, tha Duncan. Ai tha gjithashtu se UÇK-ja donte ta tregonte veten sikur nuk ishin vetëm ushtri guerile në mal.
Duncan e cilësoi propagandë serbe pretendimin se UÇK-ja kishte strukturë të rreptë dhe hierarki si ushtri e rregullt.
“Propaganda serbe, siç e kam kuptuar unë dhe prej informatave që kam marrë. Ata filluan që t’i quajnë terroristë dhe më pas t’i shohin si një kanosje reale, si një ushtri e rregullt e të disiplinuar me hierarki dhe që funksionon si një ushtri e rregullt”, u shpreh ai.
Sipas tij, ishte “shumë e lehtë të visheshin disa persona me uniforma dhe bereta” për të krijuar pamje disipline, por kjo nuk përfaqësonte një strukturë të mirëorganizuar.