Zhduket një djalë në Prishtinë, policia nis hetimet

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ankuesi ka njoftuar policinë se djali i tij është larguar nga banesa të premten dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.Rasti është duke u trajtuar nga njësitet policore dhe hetimet janë në zhvillim e sipër. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera. /Telegrafi/